Një skenar italian është i mundur edhe në Gjermani
Drejtori i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler, nuk e përjashton mundësinë që Gjermania të përballet me mungesë të mjediseve spitalore dhe situatës siç është në Itali. ”Ne nuk mund të përjashtojmë që në Gjermani të kemi një situatë kur kemi më shumë pacientë sesa kapacitetet që kanë spitalet tona”, tha Wieler në një intervistë me ‘Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, duke shtuar se “skenari i tillë si ai në Itali është i mundur”.
Nga ana tjetër, Wieler paralajmëroi se Gjermania nuk duhet të qetësohet për shkak të numrit relativisht të ulët të vdekjeve nga virusi. ”Në fillim, në Gjermani janë infektuar njerëzit që nuk janë në rrezik, ku shumë prej tyre kishin marrë infeksionin në një pushim skish. Pra, këta ishin kryesisht njerëz të rinj dhe aktivë. Kur infeksioni shkon në spitale dhe shtëpi pleqsh, ekziston frika se numri i vdekjeve mund të rritet ndjeshëm”.
Në vetëm disa ditë, 12 pacientë vdiqën në një shtëpi të vetme pleqsh në Wolfsburg. Sipas Johns Hopkins, më shumë se 58 mijë janë të infektuar në Gjermani dhe më shumë se 450 kanë vdekur.
KOHA JONË SONDAZH

