Një tjetër vaksinë ruse ndaj Covid shumë afër miratimit

Vaksina kandidate e dytë e Rusisë kundër koronavirusit është dy javë larg miratimit  të shtetit.

Qendra e Virologjisë dhe Bioteknologjisë së Shtetit Vektor me bazë në Siberi përfundoi provat e Fazës 2

ku morën pjesë mbi 100 vullnetarë. Ata pas  provës së vaksinës të quajtur EpiVacCorona  në trupin e tyre ishin ndjerë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria ruse ka në plan të miratojë EpiVacCorona diku rreth 15 tetorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Vektor Rinat Maksyutov vlerëson se EpiVacCorona do të kërkojë doza përforcuese çdo tre vjet.

“Pas ciklit të vaksinimit, rivaksinimi tjetër do të kërkohet jo më shumë se një herë në tre vjet,” – tha Maksyutov.

Vaksina e parë ruse e koronavirusit, Sputnik V, ishte e para në botë që mori miratimin e qeverisë muajin e kaluar.

Ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 në Rusi, vazhdon të rritet me shpejtësi. Derisa të hënën numri i të infektuarve ishte 6 mijë e 196, sot janë raportuar 7 mijë e 212 të infektuar, pra kemi rritje prej rreth 20%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?