Norvegjia arreston një hulumtues universitar, dyshohet se ishte spiun rus
Shërbimi norvegjez kundër spiunimit ka arrestuar një burrë që ka punuar në një projekt kërkimor universitar të Norvegjisë, nën dyshimet se është spiun rus. Burri është arrestuar në qytetin Tromsoe më 24 tetor, ka thënë transmetuesi publik NRK, duke cituar Policinë norvegjeze.
Burri ka arritur në Novegji më 2021, duke u prezantuar si shtetas brazilian, mirëpo shërbimet norvegjeze të sigurisë besojnë se ai është rus. Ky burrë, që nuk është identifikuar, përbën “kërcënim për interesat thelbësore” të Norvegjisë, vend anëtar i NATO-s, andaj duhet të dëbohet, kanë thënë autoritetet.
Shërbimet e sigurisë janë të shqetësuara “se ai mund të ketë siguruar informacione për politikat e Norvegjisë në rajonin verior, dhe Norvegjia nuk dëshiron që ky informacion të jetë në duart e rusëve”.
Avokati i të arrestuarit, ka thënë se klienti i tij mohon çdo keqbërje. Ai do të qëndrojë në paraburgim për katër javë. Tromsoe gjendet në veri të Norvegjisë dhe është qindra kilometra larg kufirit me Rusinë.
KOHA JONË SONDAZH

