Nuk kishte timon, kapet varka fantazmë me drogë në Otranto

Mbrëmjen e 21 qershorit, rojet bregdetare italiane bënë një zbulim të pazakontë.

Ata gjetën një varkë me 37 kg drogë brenda, por që nuk kishte timonier. Mediat italiane e quajnë varkë fantazmë, pasi brenda saj ndodheshin vetëm dy dengjet me marijuanë.

Zbulimi është bërë nga roja bregdetare e Otrantos, me ndihmën e radarit. Në varkë ndodhej një sistem navigacioni automatik, i kontrolluar nga larg me një sistem radioje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Varka nuk kishte as timos dhe kontrolli bëhej nëpërmjet një helike të vendosur jashtë bordit, e cila ishte e rrethuar me një rrjetë metalike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kërkimet e autoriteteve italiane, është zbuluar se varka ishte parë në zonën e Durrësit disa ditë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?