Numërimi i votave për president, grushte e karrige që “fluturojnë” (VIDEO)

Në qendrën e numërimit të votave pas zgjedhjeve presidenciale në Nairobi (kryeqyteti i Kenias), ka plasur dhuna me grushte dhe karrige që ”fluturojnë”.

Mes vonesave në numërim dhe akuzave për manipulim të votave, William Ruto u shpall fitues, ndërsa rivalja e tij, Raila Odinga, nuk pranoi rezultatin kur katër nga gjashtë komisionerë nuk njohën rezultatin dhe refuzuan të firmosnin.

Në sallë nisën përleshjet masive mes zyrtarëve ku nuk munguan grushtet mes tyre, ndërsa pati edhe goditje me karrige. Vetëm pas ndërhyrjes së ushtrisë situata u vendos nën kontroll.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?