Obama infektohet me Covid-19, por po e kalon pa probleme shëndetësore

Ish-presidenti Barack Obama njoftoi këtë të diel se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.⁠⁠ Ai bën me dije se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që u ka bërë thirrje ndjekësve të tij në rrjete sociale që të vaksinohen pasi virusi nuk ka ikur ende, edhe pse kemi një zvogëlim të rasteve.

“Kam pasur një gërvishtje fyti për disa ditë, por ndihem mirë. Michelle dhe unë jemi mirënjohës që jemi vaksinuar dhe me dozën përforcuese, dhe ajo ka rezultuar negativ. Është një kujtesë për t’u vaksinuar nëse nuk e keni bërë tashmë, edhe pse rastet janë zvogëluar”, shkruan Obama në postimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?