FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

OBSH: Nga Ebola kanë humbur jetën 9589 njerëz‏

Numri i viktimave nga virusI Ebola në botë është rritur në 9589 persona, ndërsa 23 mijë e 694 persona janë të infektuar, ka deklaruar sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Numri më i madh i rasteve të infektimit me Ebola është në Nigeri me 4 mijë e 37 të vdekur, nga 9238 të infektuar, pas saj është Sierra Leone me 3461 të vdekur dhe 11 301 të infektuar, ndërsa Guineja me 2091 të vdekur dhe 3155 të infektuar.

Në këto tri shtete janë konfirmuar 99 raste të reja në javë deri më 22 shkurt, çka shënon një rënie në krahasim me disa javë më herët ku numri ishte 128 të infektuar.
Nga ky numër 63 raste janë shënuar në Sierra Leone, 35 në Guine dhe vetëm një në Liberi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetet ku janë konfirmuar persona të infektuar me Ebola janë Nigeria, Senegali, Mali, Spanja, Britania dhe SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?