OKB: Njerëzimi po luan me armë të mbushur

Hiroshima, ka kujtuar më 6 gusht sulmin e parë me bombë atomike të 77 vjetëve më parë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shfrytëzuar këtë ceremoni për të paralajmëruar kundër krijimit të armëve bërthamore. Ai ka folur për rreziqet që vijnë nga kriza në Ukrainë, në Lindjen e Mesme, si dhe në Gadishullin Korean.

“Njerëzimi po luan me armë të mbushur”, ka thënë Guterres.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në këtë qytet sa hap e mbyll sytë. Gratë, fëmijët dhe burrat janë djegur në zjarr”, ka thënë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot “krizat e lidhura me çështje bërthamore po përhapen shpejt – në Lindjen e Mesme, në Gadishullin Korean dhe si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë”, ka thënë mes tjerash Guterres.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?