FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Orteku vret 5 ushtarë në Alpet franceze

Ortekët në Alpet franceze marrin sërish jetë njerëzish. Të paktën 5 ushtarë kanë gjetur vdekjen pranë kufirit me Italinë, ku ndodheshin për seanca stërvitore.

Sipas mediave franceze, orteku ka ndodhur pranë Valfrejus, pak kilometra larg nga kufiri me Italinë, ku rreth 50 ushtarë ishin vendosur për trajnim.

Grupet e emergjencave kanë mbërritur mënjëherë në vendin e ngjarjes me qen dhe helikopterë. 10 ushtarë janë gjetur menjëherë, katër të plagosur lehtë, ndërsa pesë ndërruan jetë si pasojë e arrestit kardiak. Ky është incidenti i dytë i këtij lloji në Alpet franceze. Pak ditë më parë, një grup nxënësish u përfshi nga një ortek, e për pasojë 3 prej tyre gjetën vdekjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?