”Pamë në ëndërr që ofendoi Profetin Muhamed”, mësuesja vritet me thikë. Pjesë e krimit edhe dy vajza

Safoora Bibi është mësuesja e masakruar me thikë nga një kolege femër dhe mbesat e saj, të cilat pretendojnë se viktima kishte ofenduar Profetin Muhamed. Ngjarja ka ndodhur në Pakistan, ku nxënëset dhe mësuesja i kishin zënë pritë Bibit në hyrjen kryesore të shkollës, dhe e sulmuan me thikë dhe një shkop.

Dy vajzat thanë në polici se një e afërm e tyre ”kishte parë në ëndërr” se viktima kishte kryer blasfemi kundër Profertit Muhamed. “Aman ishte kolegia e saj që planifikoi krimin me dy mbesat e saj që studiojnë në shkollën Jamia Islamia Falahul Binaat”, tha policia.

Incidenti ndodhi në shkollën ultra-konservatore Dera Ismail Khan në provincën veriore Khyber Pakhtunkhwa në kufi me Afganistanin. Vrasja është më e fundit e lidhur me çështjen delikate të blasfemisë në Pakistan, ligjet e ashpra të së cilës raportohet se po përdoren për hakmarrje personale mes qytetarëve në konflikte të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?