Paniku nga virusi, izolohet kampi i refugjatëve

Pandemia e Covid-19 ka izoluar kampin e refugjatëve në Ritsona, në afërsi të Athinës. Ata do të izolohet totalisht për të paktën 2 javë, pasi 21 emigrantë janë testuar si pozitivë nga virusi. Shifra alarmuese këto, nga momenti që vetëm 60 testime janë bërë deri më tani.

Autoritet mendojnë se e kanë evidentuar personin e parë të infektuar, një grua shtatzënë me origjinë afrikane, e cila lindi fëmijën në një spital të kryeqytetit grek. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se situata po monitorohet me seriozitet dhe se emigrantëve nuk do t’ i mungojnë kushtet dinjitoze dhe ndihma mjekësore.

Nga ana tjetër, kampet e refugjatëve në Greqi janë kritikuar shpeshherë nga organizata të ndryshme si struktura me probleme të theksuara tejmbushje dhe kushtesh higjienike të vështira. Greqia deri më tani deklaron 1400 të infektuar dhe 51 të vdekur nga pandemia e koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?