Paralajmëron kryetari i Fed: “Bankat Qendrore nuk duhet t’i dorëzohen kontrollit politik”

Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell, tha se është izoluar nga presionet politike afat-shkurtra, ndërkohë që politikëbërësit po argumentojnë nëse duhet të ulin interesat si çka kërkuar presidenti  Donald Trump. Komentet e Powell vijnë ndërkohë që banka qendrore, që ndaloi rritjen e interesave këtë vit , përballet me kritika të mëdha nga Donald Trump.

Rezerva Federale është një agjenci e shkëputur në mënyrë strikte nga politika. Ne po gjithçka për t’i shërbyer amerikanëve me mjetet tona.  Ne e kuptojmë që kemi një detyrë të rëndësishme dhe jemi të përqendruar që ta përmbushim atë detyrë,” tha Powell.

Presidenti, që ka thënë fundjavën e kaluar se ka fuqinë për të hequr nga detyra Jerome Powell, shkroi në nisje të javës se Rezerva Federale “nuk di se çfarë bën” dhe shtoi se ka rritur normat e interesit shumë shpejtë duke marrë parasysh inflacionin e ulët dhe ngadalësimin ekonomik botëror. Shumë pak ekonomistë janë dakord me vlerësimet e Trump mbi rritjen ekonomike në SHBA dhe disa ekspertë ligjorë mendojnë se është e pamundur që Trump të pushojë Jerome Powell. Në takimin e  fundit të politikave monetare,  Komisioni Federal i Tregut të Hapur sinjalizoi ulje të normave të interesit dhe bëri të ditur se është i gatshëm që t’i bëjë ballë ngadalësimit ekonomik botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?