Partitë e krahut të djathtë në Itali marrëveshje për të zgjedhur kryeministrin

Partitë e krahut të djathtë në Itali arritën një marrëveshje për të zgjedhur kryeministrin nëse aleanca fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare që janë planifikuar të zhvillohen në shtator të këtij viti.

Partia e cila merr më shumë vota do të zgjedh kryeministrin. Sipas raportimeve, partia ‘Vëllezërit e Italisë’ drejtuar nga Giorgia Meloni po dominon në sondazhe.

Ajo pritet të marrë 23 deri në 25 për qind të votave në zgjedhje. Dy partitë e tjera të aleancës janë Lega Nord e Matteo Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia e Melonit ka një axhendë nacionaliste të krishterë, anti-emigracion dhe euroskeptike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat italiane kanë raportuar se ish kryeministri Berlusconi është shprehur i shqetësuar se mundësia e marrjes së pushtetit nga Meloni do të pengonte votuesit e moderuar, duke pasur parasysh rrënjët post-fashiste të partisë së saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?