Pas 18 muajsh e rrëmbyer, Silvia Romano mbërrin në atdhe me maskën dhe veshjen islamike

Vullnetarja italiane, Silvia Romano, e rrëmbyer në Kenia në 20 nëntor 2018 dhe  që u lirua të shtunën pas 18 muajve të rrëmbimit , u kthye në Itali këtë të dielë me një  avion që zbriti në aeroportin Ciampino.

Vullnetarja do të dërgohet në Prokurorinë e Romës për t’u dëgjuar nga prokurorët që kanë nisur një hetim për rrëmbimin e saj për qëllime të terrorizmit.

Në aeroport, Romano u prit nga familja e saj, Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio dhe Kryeministri Giuseppe Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruaja e re pasi zbriti nga avioni përshëndeti me dorë dhe e qeshur të pranishmit ndërsa mbante veshur një  fustan të gjelbër tradicional islamik dhe një maskë anti-koronavirus në fytyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë pas kësaj ajo ndaloi të përshëndetej me autoritetet (duke prekur bërrylat siç kërkojnë rregullat anti-covid), dhe pastaj ajo përqafoi ngrohtësisht prindërit e saj duke ju thënë: “Unë isha e fortë”.

Pastaj, duke iu drejtuar të tjerëve, ajo tha: “Për fat të mirë, jam fizikisht dhe mendërisht mirë, jam shumë e lumtur, tani dua të jem vetëm me familjen time”.

Në Milano, qyteti i origjinës së Silvias, qytetarë të shumtë në ballkone dhe rrugë i uruan mirëseardhjen me duartrokitje që zgjatën rreth pesë minuta. Këmbanat e kishës ranë gjithashtu.

Silvia Romano libera, la gioia del suo quartiere esplode dai balconi: musica e tanti applausi

Kryeministri Conte theksoi se kthimi i Silvia “në këtë moment të vështirësisë së madhe është një shenjë se shteti është atje. Këto rezultate merren vetëm nëse ka vetë-mohim. Kur punojmë së bashku, në mënyrë të bashkuar, të përqendruar, ne gjithmonë ja dalim. Ishte një ditë e bukur, unë jam shumë e lumtur për Silvian, për prindërit e saj dhe për të gjithë italianët që kanë pritur këtë moment “.

Conte më pas theksoi se për lirimin e saj kanë qenë në negociata  prej muajsh por e kanë mbajtur sekret për arsye sigurie.

Ndërsa Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio tha se  lumturia për lirimin e Silvia Romano nuk duhet të na bëjë të harrojmë “të gjithë qytetarët e tjerë italianë që janë akoma në robëri jashtë vendit”.

Për ta ministri Luigi Di Maio, ka garantuar që autoritetet do të punojnë “për t’i sjellë ata në shtëpi.

“Italia nuk lë askënd. Puna do të vazhdojë nga orët e ardhshme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?