Pas 26 vitesh, muzeu i Berlinit shuan dritat

Pas 26 vitesh, muzeu ”Hamburger Bahnhof” në Berlin ka reaguar ndaj krizës energjetike, duke fikur dritat e neonit të përdorura për instalimin e dritës “Untitled” nga artisti amerikan Dan Flavin, i cili ka zbukuruar fasadën e ndërtesës që kur u hap në 1996.

“Është e rëndësishme që ne si një muze i njohur ndërkombëtarisht, të japim një shembull në situatën aktuale dhe të japim kontributin tonë në kursimin e energjisë”, tha një nga drejtorët e Hamburger Bahnhof, Till Fellrath.

Sipas muzeut, instalimi i Flavin nuk është fikur që nga themelimi i muzeut. Ndërsa ndërprerja e energjisë në veprën artistike pritet të zgjasë deri në fund të marsit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?