Pashkët, nga Jerusalemi shpërndahet flaka e shenjtë (FOTO)
Patriarku i Jerusalemit, Theophilos III, doli nga Varri i Shenjtë duke mbajtur 33 qirinj në secilën dorë dhe ndezi qirinjtë me atë që cilësohet drita e shenjtë.
Me thirrjet “Ejani merrni dritë nga drita që nuk perëndon”, kreu i ortodoksëve në atë rajon zhvilloi pastaj edhe ceremoninë e rastit të ngjalljes, ndërkohë që drita e marrë në mënyrë të mistershme nga Varri i Krishtit shpërndahet me avion në disa prej kishave kryesore të globit, që e shpërndajnë atë tek besimtarët, fiks në mesnatë me orën lokale, moment që lajmërohet edhe ngjallja e Jezu Krishtit nga varri.
Ceremonia misterioze mijëravjeçare e cila feston ringjalljen e Jezusit, ka tërhequr mbi dhjetë mijë adhurues në vitet e mëparshme.
Pas dy viteve të kufizimeve të udhëtimit Covid-19, Izraeli kohët e fundit ka filluar të lejojë turistët e huaj të kthehen në vend dhe të krishterët kishin ardhur nga e gjithë bota.
KOHA JONË SONDAZH

