Patriarku i Kishës Ruse thirrje ushtarëve: Është lavdi të vdesësh për Atdheun

Lideri i Kishës Ortodokse ruse, patriarku Kirill, është një zë po aq i fortë sa Putini për luftën kundër Ukrainës. Sipas disa mediave, kreu religjioz i është drejtuar të paktën 300 mijë rezervistëve që po nisen drejt frontit ukrainas pas vendimit të Putin për mobilizim të pjesshëm të vendit, duke i përkrahur me fjali si “nuk duhet të keni frikë nga vdekja”.

“Shko me kurajë, bëj detyrën tende ushtarake. Kujto se po vdiqe për vendin tënd, do të jesh me Zotin ne mbretërinë e tij, plot lavdi në jetën e përtejme”.

Nga dhjetori i vitit 2008, kur morri postin e të ndjerit Aleksei II, Kirill ka afruar dukshëm Kishën Ruse me linjën politike të presidentit Vladimir Putin, aq hapur sa ka hyrë në konflikt disa herë me patriarkun e Kostandinopojës, Bartolomeu, që i ka cilësuar deklaratat e tij për fushatën në Ukrainë si “fjalë që dëmtojnë të gjithë Kishën Ortodokse”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?