“Për sa kohë të jem president i Turqisë, nuk i them ‘po’ anëtarësimit të Suedisë e Finlandës në NATO”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan këmbëngul në qëndrimin e tij kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Ai ka deklaruar se bisedimet e javës së kaluar me delegacionet finlandeze dhe suedeze nuk ishin në “nivelin e pritur”.

“Për sa kohë që Tajip Erdogan është kreu i Republikës së Turqisë, ne përfundimisht nuk mund t’u themi “po” vendeve që mbështesin hyrjen e terrorizmit në NATO,” tha presidenti.

Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake. Të dy vendet nordike mohojnë mbështetjen e militantëve kurdë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?