Përfituesit e luftës tregtare – Kina do të zëvendësojë SHBA me Francën dhe Gjermaninë

Franca dhe Gjermania mund të jenë përfituesit më të mëdhenj nga lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës, sipas bankës britanike Barclays. Sekretari i Tregtisë në SHBA, Wilbour Ross, tha këtë javë se Presidenti Donald Trump pritet të vendosë tarifa ndaj 300 miliardë dollarë mallra kinezë, nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare.

Megjithatë, sipas huadhënësit britanik, Barclays,  tarifat dhe barrierat tregtare krijojnë mundësi për ekonomitë e Eurozonës, që të fitojnë pjesë tregu.   Sipas bankës, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë zëvendësuesit më të afërt të SHBA për Kinën. Këto vende do të jenë përfituesit kryesor nëse Kina vendos të bëjë pazar diku tjetër.  Sipas skenarit të Barclays,  SHBA vendos 25% tarifa në të gjithë mallrat kinezë të importit. Në nivel sektorial, importet e Kinës nga SHBA përqendrohen në pajisje të transportit dhe elektronike si dhe produkte kimikate.

Barclays vlerëson se Eurozona mund të përfitojë rritje të eksporteve drejt kinës në 0.1% të Produktit të Brendshëm Bruto të rajonit, kryesisht në sektorët automobilistik dhe kimikateve. Megjithatë, ekspozimi i rajonit në luftën tregtare dhe gatishmëria për të pranuar devijimin e eksporteve kineze,  mund të ketë pasoja politike  me Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?