Përplasje para parlamentit Gjeorgjian

Prezenca e një deputeti rus në Parlamentin e Gjeorgjisë u bë shkas të enjten për protesta të dhunshme. Qytetarët të cilët e kundërshtojnë prezencën e Moskës në vend u përplasën me forcat e policisë ndërsa kërkonin të mësynin brenda parlamentit. Të tjera tubime janë paralajmëruar edhe ditën e premte.

Të paktën 70 persona mbetën të plagosur të enjten në Gjeorgji në tentativën për të hyrë me forcë brenda parlamentit.

Forcat e policisë të pajisura me skafandra përdorën plumba dhe shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe makineri me ujë për të ndalur turmën e irrituar të demonstruesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak për skenat e dhunshme në kryeqytet u bë vizita e një delegati rus në Kuvendin gjeorgjian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjalimi i Sergei Gavrilovit në gjuhën ruse teksa qëndronte i ulur në karrigen e kryetarit të parlamentit, nxiti reagimin e ashpër të politikanëve vendës.

Deputetët e opozitës bllokuan seancën dhe kërkuan dorëheqjen e kryeparlamentarit aktual, të ministrit të Brendshëm dhe të shefit të shërbimit informativ.

Thirrjes së opozitës për protesta jashtë parlamentit iu bashkuan brenda pak minutash mbi 10 mijë qytetarë, të cilët mbanin në duar flamuj të Bashkimit Europian dhe pankartat me mbishkrimin “Rusia shtet pushtues”.

Mes Gjeorgjisë dhe Rusisë mbizotërojnë tensionet etnike që pas pushtimit të dy krahinave gjeorgjiane të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut mbi dhjetë vite më parë.

Gjeorgjia shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, por dy shtetet nuk mbajnë raporte të mira diplomatike.

Prezenca e Moskës në vend kundërshtohet nga shumica e qytetarëve, të cilët mbeten të orientuar drejt Bashkimit Europian dhe aleancës me Amerikën.

Protestuesit kanë paralajmëruar se të premten mbrëma do të organizojnë tubime të reja përpara parlamentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?