Përqafoi gruan me perçe, hetohet…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Danimarkë, aty ku gjatë një proteste, një police daneze përqafoi një protestuese myslimane të mbuluar. Policja e cila është nën hetim, e përqafoi gruan në demonstratën e gushtit kundër ndalimit të mbulimit të femrave në Danimarkë.

Markus Knuth, një anëtar i partisë Venstre çoi ankesë në polici. Gazeta daneze BT raporton se ankesa e Knuth thotë se veprimet e polices mund të sugjerojnë se “policia në Danimarkë simpatizon me demonstruesit e mbuluar më shumë sesa me legjislacionin”.

“Policia nuk duhet të bëhet kurrë një aktor i vullnetshëm apo i pavullnetshëm në një debat politik”, tha zoti Knuth.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i policisë, Torben Koç, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ajo kishte vepruar në mënyrë të përshtatshme atë ditë në rolin e saj si një “oficere dialogu” për të lehtësuar tensionet gjatë protestave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?