Piloti kërcënon të rrëzojë avionin qëllimisht

Një pilot kërcënoi të rrëzonte qëllimisht një avion të vogël në një dyqan në një qytet në Misisipi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Piloti fluturoi për disa orë mbi qytet duke mbajtur komunikim në radio me policinë dhe kërcënonte të përplaste avionin mbi një dyqan Walmart.

Policia evakuoi të gjithë qytetarët që ndodheshin në këtë dyqan por dhe në zonën përreth.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pas disa orësh bisedimesh dhe negociata me policinë, avioni u ul në mënyrë të sigurt në një fushë. Piloti u arrestua, ndërsa asnjë person nuk u lëndua.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tani nuk është bërë i ditur nga autoritetet amerikane motivi përse piloti kërcënonte të përplaste qëllimisht avionin e vogël.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?