Plumba gome e gaz lotsjellës, akuza ndaj policisë

Policia në Hong Kong ka hedhur poshtë akuzat për përdorim të tepruar të forcës gjatë protestave të së mërkurës kundër ligjit kontrovers të ekstradimeve në Kinë. Përveç makinave të ujit, gazit lotsjellës, policia ka përdorur edhe plumba gome ndaj protestuesve të armatosur, në protestat më të rënda që vendi ka përjetuar në dekada. Autoritetet spitalore kanë bërë të ditur se 81 persona kanë mbetur të lënduar. Organizata “Human Rights Watch” akuzoi policinë për përdorim të tepruar force kundër protestuesve. Video nga dhuna e ushtruar janë bërë virale në internet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?