Po drekonin bashkë, qëllohen për vdekje 3 diplomatë turq në Irak
Bota E Martë, 28 Shtator 2021 15:06
Tre diplomatë turq janë vrarë këtë të mërkurë, nga të shtënat me armë zjarri në kryeqytetin kurd të Irakut Erbil.
Dy zyrtarë të sigurisë kurdë thanë për “Reuters” se së paku 3 diplomatë kanë ndërruar jetë në vend si pasojë e të shtënave.
Burimet thanë se njerëz të armatosur kanë shkuar pranë vendit ku po drekonin diplomatët dhe kanë shtënë me breshëri automatike. Ende nuk ka detaje të tjera për këtë ngjarje të rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

