FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti gjerman, i shqetësuar: Europiani mund të tronditet

Presidenti gjerman, Joachim Gauck, është shprehur i shqetësuar mbi sigurinë e kampionatit Evropian të futbollit në Francë, njoftoi agjencia gjermane DPA.

“Kur mendoj për Evropianin, sigurisht që jam i shqetësuar, si shumë të tjerë në Evropë. I shqetësuar të shoh që kjo festë paqësore mund të tronditet”, deklaroi shefi gjerman i shtetit.

“Fqinjët tanë kanë grumbulluar disa eksperienca të hidhura dhe sigurisht që janë shumë të tensionuar. Ata kanë investuar shumë për të garantuar sigurinë”, theksoi gjithashtu Gauck, duke iu referuar Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të evituar sulmet gjatë Euro­2016 që filloi qeveria franceze ka vendosur në vend 90 mijë policë, xhandarë dhe agjentë privatë të sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?