FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti gjerman Joachim Gauck, për çështjen e reparacioneve ndaj Greqisë

 

Mbështetjen e tij ndaj kërkesave të Athinës lidhur me pagesën e reparacioneve të luftës ndaj Greqisë, edhe pse Berlini i ka refuzuar në mënyrë të përsëritur ato kërkesa, ka shprehur presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck. Gjermania duhet ta mendojë seriozisht çështjen e përgjegjësisë historike që ka ndaj Greqisë, nënvizoi Gauck në një intervistë për edicionin e të shtunës të gazetës Sueddeutche Zeitung. “Kjo është e duhura për një vend që ka vetëdije të plotë për historinë e vet, të shqyrtojë se çfarë gjasash ka eventualisht për (të paguar) reparacione”, theksoi Gauck. “Nuk jemi vetëm qytetarë që jetojmë në të tashmen dhe epokën bashkëkohore, por jemi gjithashtu pasaardhës të atyre që lanë pas vetes një monopat katastrofe në Europë gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe në Greqi ndërmjet rajoneve të tjera, ku në mënyrë të turpshme dinim shumë pak lidhur me këtë çështje, për një kohë të gjatë”, shtoi presidenti gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?