Presidenti i Maqedonisë së Veriut: “Ballkani i Hapur”, ide e mirë, por jo alternativë për BE-në

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar të hënën se nisma “Ballkani i Hapur” mund të jetë një ide e mirë për bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe alternativë për Bashkimin Evropian, që, sipas tij, duhet të jetë prioritet për rajonin.

Unë, që në vitin 2019 kam pasur rezerva lidhur me këtë nismë dhe i kam thënë se cilat janë ato, të mos jetë si alternativë e Bashkimit Evropian e kështu me radhë… Unë nuk kam problem me këtë nismë dhe këtë ua kam thënë edhe iniciatorëve të saj, pasi e shoh se nuk ka komponentë politike, apo në thelb nuk është alternativë për integrimet evropiane”, ka thënë Pendarovski në një deklaratë për mediat lokale në Shkup.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?