Presidenti i Tanzanisë shpall kapitullimin e koronavirusit: Zoti na dëgjoi, e larguam me lutje

Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, e shpalli vendin pa koronavirus dhe kjo sipas tij u mundësua falë lutjeve nga qytetarët.

“Sëmundja korona është eleminuar falë Zotit,” u tha z. Magufuli adhuruesve në një kishë në kryeqytet, Dodoma.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shprehur shqetësimin për strategjinë e qeverisë kundër Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria ka ndaluar publikimin e të dhënave për numrin e rasteve të koronavirusit në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 29 Prill, dita e fundit kur u publikuan të dhënat zyrtare, pati 509 raste infeksioni dhe 21 vdekje në Tanzani.

Sidoqoftë, Z. Magufuli tha javën e kaluar se vetëm katër pacientë ishin duke marrë trajtim në qytetin më të madh, Dar es Salaam.

Muajin e kaluar, qeveria e Tanzanisë hodhi poshtë një paralajmërim të ambasadës amerikane se spitalet në Dar es Salaam ishin “të mbingarkuara” dhe se shanset për kontraktimin e virusit ishin “jashtëzakonisht të larta”.

Z. Magufuli ka thënë vazhdimisht se kriza shëndetësore është ekzagjeruar dhe i ka nxitur njerëzit të ndjekin shërbime në kisha dhe xhami, duke thënë se lutjet “mund të mposhtin” virusin.

“Dua të falënderoj tanzanianët nga të gjitha besimet. Ne kemi qenë duke u lutur dhe duke agjëruar që Zoti të na shpëtojë nga pandemia që ka prekur vendin tonë dhe botën. Zoti na është përgjigjur. Unë besoj dhe jam i sigurt se shumë tanzanianë besojnë se sëmundja e koronës është eliminuar nga Zoti”, u tha ai adhuruesve të dielën në Dodoma.

Deklaratat e tij u pritën me duartrokitje dhe ulërima festive.

Magufuli gjithashtu lavdëroi priftin dhe adhuruesit që nuk mbanin doreza dhe maska për tu mbrojtur nga virusi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?