Presidenti palestinez: SHBA e njëanshme, minoi zgjidhjen e konfliktit me Izraelin

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara “ishin të njëanshme” dhe përsëriti se “nuk mund të jenë” ndërmjetësi i vetëm “për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme”.

“SHBA vepron si ndërmjetës, por ne po e shohim atë sot me një sy tjetër”, tha Abbas, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, duke iu referuar njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit dhe ndërprerjen e ndihmës financiare për UNRWA, dhe projektet e OKB-së për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt.

“SHBA nuk mund të jetë ndërmjetësi i vetëm”, tha ai, duke komentuar deklaratën e bërë të martën nga Presidenti i SHBA-së,  Donald Trump, se ai synon të paraqesë planin e paqes në Lindjen e Mesme brenda 3-4 muajve të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Abbas i kërkoi Trump të rishikojë vendimet e tij mbi Jerusalemin dhe UNRWA, të cilat, siç tha ai, minojnë zgjidhjen mes dy shteteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me të gjitha këto vendime, qeveria amerikane mohoi të gjitha angazhimet e mëparshme të SHBA dhe minoi zgjidhjen e konfliktit mes dy shteteve. Unë e përsëris apelin ndaj Presidentit Trump që të anulojë  vendimet dhe dekretet mbi Jerusalemin, refugjatët dhe vendbanimet”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?