Princi Charles shërohet nga koronavirusi
Princi Charles ja ka dalë me sukses në betejën me koronavirusin.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se princi 71-vjeçar i konfirmuar i infektuar me COVID 19 kishte simptoma të lehta të koronavirusit dhe tashmë po qëndron së bashku me bashkëshorten Camilla, e cili kishte dalë negative në teste.
“Pas konsultës me mjekun e vet, princi i Uellsit tashmë ka dalë nga vetizolimi”, ka thënë zëdhënësi i princit. Ndërkohë që tashmë 71 vjeçari ka dalë nga vetëizolimi dhe gëzon shëndet të plotë.
Ndërkohë, Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 19 mijë raste të infektimeve dhe 1228 njerëz kanë vdekur.
KOHA JONË SONDAZH

