Probleme në zemër, “zhduket” aleati i Putinit: Çfarë ndodhi me ministrin rus?

Krizën e Vladimir Putinit e thellojnë edhe më shumë raportet e fundit se aleati i ngushtë i tij, Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu nuk është shfaqur më në publik prej ditësh, sic thuhet, për shkak të problemeve me zemrën.

Në televizione, transmohen pamje të vjetra të tij, sipas mediave opozitarë ruse. Shoigu ka reaguar për herë të fundit më 18 mars, ku tha se së bashku me Putin kishin diskutuar mbi atë qe e konsiderojnë operacion special në Ukrainë. Ndërkohë, bëri bujë lajmi se vajza e tij 31 vjecare, Ksenia, është parë duke pozuar me ngjyrat e flamurit ukrainas, verdh e blu.

Në fillimin e ofensivës ruse në vendin fqinj, Shoigu ishte shumë më i pranishëm, por burime nga rrethi i ngushtë i ministrit pohojnë se ai ka probleme shëndetësore. Edhe pse ministri i mbrojtjes konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të Putinit, presidenti thuhet të ketë shfaqur pakënaqësi me mënyrën sesi po zhvillohet sulmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avancimi rus në Ukrainë duket se nuk po shkon sipas planit, dhe Vladimir Putin së fundi është acaruar pasi dyshon se persona pranë tij, kanë rrjedhur informacione te amerikanët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?