Protokolli italian për trajtimin e pacientëve i ndarë me Ballkanin Perëndimor

Placeholder Image

Bashkëpunimi RCC me Italinë ka mundësuar përkthimin dhe shpërndarjen në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perendimor të protokolleve të përdorura në Itali për trajtimin e pacientëve me of COVID-19,

Sarajevë/Tiranë- Italia, edhe njëherë i ka dhënë një ndihmë Ballkanit Perëndimor dhe për këtë ne jemi shumë mirënjohës. Shokët tanë italianë me aq bujari ndanë me ne përvojën e tyre dhe protokollet për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19. Ne, RCC, kishim këtë detyrë modeste për t’i përkthyer këto dokumente në të gjitha gjuhët e rajonit dhe t’i ndanim ato me qeveritë tona partnere. Do sigurohemi që institucionet përkatëse mjekësore t’i marrin ato sa më shpejt që të jetë e mundur. Jemi krenarë të themi që e përfunduam këtë detyrë shumë shpejt, të vetëdijshëm që çdo ditë, në luftën kundër virusit, ka shumë rëndësi. Ky është solidaritet i vërtetë ndërveprimi”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), një bujari e qeverisë italiane, që e ndau me Qeveritë e Ballkanit Perëndimor.

Duke pasur parasysh situatën aktuale në luftën kundër përhapjes së COVID-19 në Ballkanin Perëndimor dhe përvojën e gjerë të vendit në trajtimin e pacientëve të infektuar, autoritetet italiane kontribuan në luftën e rajonit kundër përhapjes së virusit duke shpërndarë me bujari protokollin e tyre me udhëzime që synojnë trajtimin e pacientëve COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe pse jam italian, unë ndjehem si të isha qytetar i këtij rajoni, pasi tashmë u bënë shumë kohë që kam jetuar në Sarajevë. Kështu që nuk mund të ndiej gjë tjetë veç empatisë për qytetarët e rajonit si dhe mirënjohje për të gjitha mesazhet e mbështetjes që kanë ardhur për Italinë, kur vendi im po vuante shumë. Tani duam të ndajmë mësimet që kemi marrë gjatë kësaj beteje, pjesën më të keqe të së cilës, për fat të mirë, e lamë pas krahëve. Këto protokolle vijnë nga përvoja e punonjësve tanë mjekësorë që ishin ballë për ballë me virusin dhe jam i sigurt se ato do të ndihmojnë shumë kolegët e tyre në të gjithë Ballkanin. Ne jemi më të fortë së bashku kundër pandemive, “tha Nicola Minasi, Ambasadori i Italisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto protokolle përfshijnë të gjitha informacionet themelore për profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilat tashmë janë, ose do të përfshihen në trajtimin e personave të infektuar me virusin Covid-19. Udhëzimet ishin rezultat i bashkëpunimit të specialistëve të sëmundjeve infektive, pneumologëve, specialistëve të sëmundjeve të brendshme, specialistëve të urgjencës, specialistëve të Shëndetit Publik dhe ekspertëve të tjerë mjekësorë që kaluan pjesën më të keqe të pandemisë COVID-19 në Spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me kërkesë të Ambasadës së Italisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka siguruar përkthimin e protokolleve në gjuhët e secilit shtet të Ballkanit Perëndimor dhe ua ka shpërndarë ato qeverive në të gjithë rajonin për t’u shpërndarë më tej në institucionet përkatëse mjekësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?