Pse votohet të martën në USA?

Në Korrik të 1776-tës u bashkuan delegatët e 13 kolonive britanike, ku u shpall zyrtarisht pavarësia nga Britania e Madhe dhe themeluan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresi politik kontinental u zhvillua në Philadelphia sepse ishte qyteti më i rëndësishëm i bregut lindor. Anëtarët hartuan kushtetutën dhe të drejtën e votës. Zgjedhjet presedenciale u testuan për herë të parë në vitin 1788. Europianet mendojnë se një nder vëndimet e gabuara ishte dita e zgjedhjeve.
Po pse në USA votohet të martën?
Amerikanet që në vitin 1845 (konvesionalisht) i qëndrojnë besnik një ditë-votimi “uniform“. Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirës për muajin ishte e lehtë. Fermeret amerikan tashmë i kishin bashkuar prodhimet e vjeshtës dhe nëntori akoma nuk kishte bore dhe ngrica, ku ç’do njëri mund të ulltonte pa pengesa për të votuar. Mbas muajit edhe data nuk ishte e veshtirë për tu vëndosur pasi u la për në fillim të nëntorit. Me e komplikuar ishte zgjedhja e ditës. E diela kurrsesi pasi amerikanet e krishtër e kishin ditën e Zotit, pra pushim. Të shtundën jo se jo, sepse tradicionel në gjithë USA ishte ditë tregtimi. Të premtën njerzit përgatiteshin për pazaret e të shtunës. Qytetaret amerikan të enjëtën nuk ja lejonin vetes pasi votohej në Britani. Kështu që e hëna u pa si mundesi ulltimi për të arritur të martën në votime dhe e merkura dita e kthimit nga votimi. Por e martja e parë e nëntorit mund të binte edhe me 1 nëntor që është dita e të shumve…
Për të shmangur 1 nëntorin, festen e krishtër, përfundimisht u saktësua: votohet të martën mbas të hënës së parë të nëntorit.
Novi Rosaj

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?