Putin telefonatë me Macron dhe Scholz: Ndaloni dhunën humanitare nga ana e Kievit

Në një telefonatë me Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi forcat e Kievit për “shkelje flagrante” të ligjit ndërkombëtar humanitar në konfliktin në Ukrainë dhe u bëri thirrje liderëve të Francës dhe Gjermanisë që të “ushtrojnë ndikimin e tyre” në autoritetet lokale për t’i dhënë fund.

Kështu raporton Tass.

“Në lidhje me çështjet e ngritura nga bashkëbiseduesit e tij për situatën humanitare në zonën e operacionit special ushtarak për mbrojtjen e Donbasit, Vladimir Putin i informoi ata për situatën reale”, tha Kremlini në një deklaratë, duke akuzuar forcat e Kievit për “ekzekutime pa gjyq, të disidentëve, marrjes peng dhe përdorimit të civilëve si mburoja njerëzore, dhe vendosjen e armëve të rënda në zona të banuara, pranë spitaleve, shkollave, kopshteve etj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?