Radikalët gjermanë, të dytët
Kriza e emigrantëve ka shkaktuar një ndryshim në arenën politike të gjermanisë.
Pas tensioneve të fundit, të djathtët e partisë “Alternativë për Gjermaninë” kanë fituar një pikë.
Të dhënat janë rezultat i një sondazhi të bërë nga gazeta gjermane, “Bild am Zontag”, me 1.900 të anketuar nga data 20 deri në 29 shtator.
Të dhënat flasin për një rritje në 17 për qind të AFD-, të dytët pas grupimit të kristiandemokratëve të Gjermanisë dhe kristiansocialistëve të Bavarisë me 27%, duke shënuar një ulje të lehtë.
Në zgjedhjet e shtatorit të kaluar, AfD-ja, e cila përfaqëson djathtistët radikalë, u bë e para parti e ekstremit të djathtë që fitonte karrige në parlamentin gjerman dhe u kthye në opozitën zyrtare të vijës politike të kancelares Merkel.
Politikanët e kësaj force politike akuzohen rregullisht si ekstremistë dhe për përdorimin e retorikën nacionaliste dhe pikëpamje paragjykuese ndaj minoriteteve etnike dhe nënçmojnë gjenocidin nazist ndaj hebrenjve.
Më herët, një sondazh kishte treguar se 79% e gjermanëve mendojnë se ekstremistët e djathtë përbëjnë një rrezik për demokracinë .
Sipas Verner Vaidenfeld, një studiues i shkencave politike në Universitetin e Mynihut, mbështetësit e AfD-së u përkasin klasave të ndryshme shoqërore, por në të shumtën e tyre janë votues të zhgënjyer nga politikat e partive të afirmuara.
KOHA JONË SONDAZH

