FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Raportimi nga mediat e huaja pas sulmeve në Iran: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei ka të ngjarë të jetë vrarë nga sulmet e SHBA dhe Izraelit. Burime të paidentifikuara të Izraelit kanë dhënë lajmin për televizionin Channel 12. Nuk ka konfirmim zyrtar për vdekjen e Khamenei.

Ng ana tjetër media shtetërore e Iranit pretendon se dhjetëra nxënëse janë vrarë pas një sulmi që goditi një shkollë për vajza në jug të vendit, gjatë ofensivës së fundit që, sipas Teheranit, u krye SHBA dhe Izraeli. 57 nxënëse humbën jetën dhe dhjetëra të tjera mbetën të bllokuara nën rrënoja pas goditjes në qytetin Minab, në provincën Hormozgan. Më herët, guvernatori i qarkut Minab kishte deklaruar se 24 nxënëse ishin vrarë.

Raportimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur nga CNN, që ka bërë të ditur se ka kërkuar koment nga ushtria amerikane dhe ajo izraelite, ndërsa Pentagoni deklaroi se nuk ka asgjë për të shtuar për momentin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?