Rekord temperaturash në Spanjë, termometri arrin deri në 40 gradë Celsius
Spanja po kalon një valë nxehtësie rekord gjatë muajit maj të cilat arritën deri në 40.3 gradë Celsius në një nga qytetet. Ditën e sotme, agjencia e motit paralajmëroi temperatura të larta në 17 rajone spanjolle. Sipas Reutes, qytetarët në jug të vendit kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’u freskuar.
Të premten, qyteti Jaén në Andalucía, në jug të Spanjës, regjistroi një temperaturë prej 40.3 gradë Celsius. Në një postim në Twitter, agjencia spanjolle e motit tha se, në rastin e Jaén, temperaturat ishin deri në 16 gradë Celsius (60.8 gradë Fahrenheit) më të larta se mesatarja për kohën e vitit.
Në pjesën tjetër të gadishullit temperaturat ishin të paktën 7 gradë Celsius (44.6 gradë Fahrenheit) më të larta se mesatarja normale, shtoi agjencia.
KOHA JONË SONDAZH

