Romë, skenë filmi në autostradë, policia kap banditët

Iknin në autostradë nga Orte drejt Romës, me rreth 20 mijë euro, që i kishin vjedhur në një zyrë postare në Malfondo (Spoleto), por policia rrugore i ka ndjekur dhe bllokuar.

Të tre burrat kishin hyrë në strukturë duke u shtirur si financier, me justifikimin që kërkonin të bënin një kontroll të parave në arkë.

Ata për të humbur gjurmët e tyre kanë ndërruar edhe makinën, por dy patrulla të forcave të rendit i kanë kapur në autostradën e Sole dhe i kanë arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sendet e tyre është gjetur një distinktiv i Policisë Financiare dhe një pistoletë, që rezultonte e vjedhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?