Rrjeti plas në kritika. Vdiq Mbretëresha, kreu i një partie bën thirrje për shpalljen e Republikës

Jo të gjithë janë në zi për humbjen e monarkes që qëndroi 70 vite në pushtet. Kryetari i Partisë së Gjelbër në Australi, Adam Bandt, bën thirrje që vendi i tij të shpallej Republikë, vetëm 5 orë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

“Mendimet tona shkojnë për familjen dhe ata që e deshën. Tani Australia duhet të ecë përpara. Na duhet një traktat me indigjenët dhe duhet të bëhemi Republikë”. Ky postim ka shkaktuar reagime në rrjet, ku njëra palë e mbështet, tjetra kërkon respekt për këtë humbje të madhe.

Australia është një monarki kushtetuese dhe kreu i shtetit është monarku britanik, edhe pse roli është kryesisht ceremonial. Prej vitesh tashmë në vend ka pasur debat nëse ky sistem duhet të vijojë të qëndrojë në këmbë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?