Rusia dhe Ukraina, 3 ditë takime në Turqi për të gjetur “paqe” për luftën

Rusia dhe Ukraina do të takohen sërish për të negociuar për t’i dhënë fund luftës, e cila sot është në ditën e saj të 31-të, duke u marrë jetën me mijëra personave. Bisedimet mes palëve do të mbahen më 28-30 mars në Turqi.

Pas samitit të NATO-s të premten, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u shpreh se për 4 nga 6 pikat e negociatave Ukrainë-Rusi ka “mirëkuptim”.

“Janë 6 tema në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, nga të cilat duket se palët kanë “një mirëkuptim” për 4 nga ato. Në fillim, Ukraina nuk donte të diskutonte, por më pas Zelensky u shpreh se mund të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një çështje tjetër është pranimi i gjuhës ruse si gjuhë zyrtare në Ukrainë. Këtë e pranoi edhe Zelensky. Rusishtja flitet pothuajse kudo në Ukrainë. Edhe për këtë pikë nuk ka asnjë problem”, tha Erdogan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?