Rusia dhe Ukraina nesër zhvillojnë bisedime për paqe, por me një formë të re

Rifillojnë bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase. Mediat e huaja shkruajnë se bisedimet priten të rifillojnë nesër, përmes një video-conference. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Kujtojmë se të dyja delegacionet kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh javët e kaluara, por pa gjetur zgjidhje.

Kremlini ka tre kërkesa për të vendosur paqen. Rusia kërkon që Ukraina të njohë dy rajonet Donetsk dhe Luhansk si të pavarura. Të njohë aneksimin e Krimesë dhe të bëjë ndryshime në Kushtetutë e të shpallë neutralitetin.

Këto kërkesa janë përjashtuar nga presidenti Zelensky. Ditën e sotme mediat kanë shkruar se të dyja delegacionet kanë vullnetin për të çuar përpara bisedimet në gjetjen e një marrëveshjeje, por pritet të shihet se çfarë do të ndodhi në takimin që pritet të zhvillohet të hënën e 14 marsit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?