Rusia kërcënon vendin anëtar të NATO-s, BE i del në mbrojtje

“Vendimi i Lituanisë për të limituar tranzitin e mallrave në rajonin e Kaliningradit është e paligjshme dhe e paprecedentë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve TASS.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis u përgjigj duke thënë se limitimi i kalimit të mallrave në enklavën ruse vjen si pasojë e hyrjes në fuqi të sanksioneve të vendosura nga BE. Ai shton se nga kjo masë nuk preken të gjitha mallrat, por kryesisht eksporti i çelikut.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell doli në krah të Vilniusit pas kërcënimit të Rusisë. ”Kalimi tokësor mes Kaliningradit dhe Rusisë nuk është bllokuar. Pasagjerët dhe mallrat që nuk janë pjesë e sanksioneve vijojnë të kalojnë transit. Lituania nuk ka marrë asnjë kufizim unilaterale, por thjesht ka aplikuar sanksionet. Pjesa tjetër është propagandë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?