Rusia nuk ndalon, hedh në erë municone në termocentralin Zaporizhzhya
Rusia vijon agresion me sulmet në Ukrainë. Trupat ruse kanë hedhur në erë municione përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya.
Kompania e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, thotë se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur që nga shpërthimi. Rusia mori kontrollin e stacionit më të madh bërthamor të Evropës më 4 mars , pasi u godit nga bombardimet.
Centrali, i vendosur rreth 550 km (342 milje) në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.
KOHA JONË SONDAZH

