Rusia nuk ndalon sulmet, këshilltari i Zelensky-t: Ukraina nuk do të dorëzojë asnjë territor

Lufta ruse në Ukrainë është në ditën e 33, por një këshilltar i lartë i Presidentit ukrainas thekson se Ukraina nuk do të “dorëzojë asnjë territor”. Alexander Rodnyansky pohon se tashmë presioni është mbi Rusinë.

“Qartësisht, ata nuk mund ta përballojnë këtë luftë për vite dhe morali i tyre është aq i ulët sa nuk mund të mbajnë as furnizimet dhe logjistikën e tyre”, tha ai për ”BBC News”.

Po ashtu Rodnyansky thotë se Ukraina nuk do të sakrifikojë integritetin e saj territorial. Ai ka sugjeruar një version më konkret të memorandumit të Budapestit, i cili sipas këshilltarit ka dhënë garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe është i nevojshëm për të arritur paqen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?