FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia: Perëndimi të pyetet njëherë për Kosovën, pastaj për Krimenë

“Partnerët rusë në Perëndim do të duhej t’i kushtonin jo më pak vëmendje bombardimit të ish-­Jugosllavisë, çështjes së Kosovës e shpërbërjes së Libisë dh e jo vetëm Krimesë”, ka thënë shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

“Sa i përket të drejtës ndërkombëtare dhe vëmendjes që ajo ka në kohë të fundit, para së gjithash lidhur me Krimenë do të donim që partnerët tanë perëndimorë t’i kushtojnë vëmendje edhe ngjarjeve që kanë ndodhur jo aq vonë në historinë moderne”, ka thënë Lavrov, transmeton TASS.

Sipas tij, shpallja e Pavarësisë nuk duhet të bëhej pa referendum.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me bombardimin e vendeve të OSBE­-së ndaj një vendi anëtar, kam para sysh Jugosllavinë, situatën me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, pa kurrfarë referendumi. Askush s’e ka ngritur zërin pse ndodhi pa referendum”, ka thënë Lavrov.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?