Rusia pezullon lëshimin e pasaportave biometrike

Ministria e Jashtme e Rusisë ka pezulluar lëshimin e pasaportave të huaja biometrike, duke u thirrur në “arsye teknike”. Në njoftimin e 26 gushtit, kjo ministri nuk dha arsye më të detajuara për këtë vendim.

Më herët Rusia kishte ndaluar lëshimin e dokumenteve të brendshme biometrike, për shkak të mungesës së çipave të kërkuar për to. Mungesa e këtyre çipave ishte për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Moskës pas nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës fqinje më 24 shkurt.

Në qershor, banka shtetërore ruse, Sberbank njoftoi se do të “rikodonte” çipat e vjetër që janë përdorur nga kjo bankë, për kartelat e reja bankare që kjo bankë lëshon.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?