Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, mbi 1 milion familje pa energji

Forcat ruse kanë nisur sulme të reja me raketa në Ukrainë, me qëllimin për të dëmtuar sa më shumë infrastrukturën civile të vendit. Autoritetet ukrainase thonë se rreth 1.5 milionë familje në të gjithë vendin kanë mbetur pa energji elektrike. Ushtria ukrainase njoftoi se kishte rrëzuar 18 nga 33 raketa të lëshuara nga ajri dhe deti të shtunën.

Rusia ka nisur sulme të reja me raketa, në “shkallë të gjerë” dhe sipas autoriteteve ukrainase objektiv kanë qenë centralet energjitike të vendit. Në fjalimin e tij të përditshëm, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se në të gjithë Ukrainën ka patur ndërprerje të energjisë elektrike. Autoritetet ukrainase thonë se rreth 1.5 milionë familje në të gjithë vendin kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas zotit Zelensky forcat ukrainase ia kanë dalë të rrëzojnë një pjesë të madhe të raketave e dronëve rusë. Më herët ushtria ukrainase njoftoi se kishte rrëzuar 18 nga 33 raketa të lëshuara nga ajri dhe deti të shtunën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?