Rusia sulmon me 12 raketa Ukrainën pas shpërthimit në urën që e lidh me Krimenë

12 raketa ruse kanë goditur 5 ndërtesa dhe një godinë 9 katëshe në Zaporizhia duke vrarë të paktën 17 persona dhe duke plagosur me dhjetëra të tjerë, mes tyre rreth 10  fëmijë.

Në vendngjarje vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit për të nxjerrë njerëz të tjerë që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Teksa Kremlini nuk i kursen bombardimet në territoret ukrainase, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë të kryejë inspektime mbi shembjen e një pjese të urës që lidh Rusinë me Krimenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia ka nxjerrë disa versione mbi ngjarjen ku dyshimet kryesore janë se shpërthimi ndodhi nga një kamion bombë. Një tjetër version përfshin edhe përdorimin e dronëve klandestinë detarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?