Salman Ruzhdie del nga intubimi, autori i sulmit thotë se është i pafajshëm
Është përmirësuar ndjeshëm gjendja shëndetësore e autorit të njohur Salman Rushdie, i cili u sulmua të premten me thikë ndërsa përgatitej të mbante një fjalim në një event në Nju Jork.
Shkrimtari tashmë ka dalë nga intubimi dhe ka mundur të flasë me të afërmit e tij, duke ia hedhur më së keqes.
Disa orë pas sulmit, agjenti i Rushdie deklaronte se ai kishte marrë dëmtime të shumta në mëlçi, krah dhe rrezikonte që të humbte një sy.
Autori i sulmit ndaj Rushdie, 24 vjeçari Hadi Matar doli para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. I riu deklaroi se është i pafajshëm për akuzën e ngritur ndaj tij për tentativë vrasje.
Autori Salman Rushdie kishte nxitur një reagim të dhunshëm kur publikoi për herë të parë veprën e tij “Vargjet Satanike”. Autoritetet në Iran kishin vendosur një shpërblim për kokën e tij, pasi e konsideronin veprën një blasfemi.
KOHA JONË SONDAZH

