Salvini “fshin” komunitetin rom

Ka shkaktuar polemika të shumta vendimi i Ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini për të regjistruar komunitetin rom dhe pakicat e tjera nomade në vendin fqinj.

Me anë të një urdhri të brendshëm, dërguar kryebashkiakëve, Salvini synon krijimin e një harte brenda muajit korrik, për identifikimin e vendqëndrimeve të këtyre komuniteteve, për të vijuar më pas me planin për dëbimin personave të paligjshëm nga vendi.

Për përfaqësuesit e komunitetit rom në Itali, kjo nismë ka vetëm një qëllim, dëbimin e romëve dhe pakicave nomade, të cilët në shumicën e rasteve janë të paregjistruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zoti ministër po përdor me ne romët fishekët e fundit që i kanë mbetur. Ne jemi ilegalë që kur lindim. Jetojmë në rulota e tenda. Ne jemi tashmë të paligjshëm. Edhe pse sillemi gjithmonë mirë, ata na thonë se jemi të këqij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?